Telegrafi

As që e kishte paramenduar: Po regjistronte me kamerë, momenti kur një vajzë sulmohet nga krokodili (Video,+16)

Ky është momenti kur një turiste është sulmuar nga një krokodil derisa po xhironte, bashkë me disa miq të saj.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një vajzë nga Britania e Madhe e cila ka publikuar pamjet kur një krokodil 1,5 metra i gjatë shfaqet papritmas nga uji në plazhin Cape Tribulation, Australi.

Në pamje, Ally Bullifent mund të shihet duke folur me të tjerët, fare pavetëdijshme se zvarraniku vdekjeprurës mund të shfaqet aty afër.

Pas kësaj, ajo kafshohet në këmbë nga krokodili dhe dërgohet për trajtim mjekësor në një spital. /Telegrafi/