Më e keqja është se Sands me profesion është këngëtar, ndërsa lemza i ka pamundësuar ta ushtroj profesioni e tij – ndërsa problemet i shfaqen edhe gjatë ngrënies, fjetjes, e madje edhe gjatë frymëmarrjes.
Ai ka kaluar nëpër një mori ekspertizash mjekësore, por askush nuk ka mundur të gjente diagnozën e saktë për lemzën e tij të mistershme.
Pasi kanë pranuar se nuk mund t’i ndihmojnë – mjekët e kanë këshilluar Sandsin që të bëjë vizita të psikologu, pasi që ata besojnë se, organizmi i tij tashmë është mësuar me lemzën.
Ai më herët gjatë këtij viti ka kërkuar ndihmë edhe përmes interneti – por edhe kjo përpjekje ishte e kotë.
Charles Osborne, nga Iowa, mban rekordin botëror si njeriu të cilit i ka zgjatur lemza më se shumti. Ai ka lënguar nga lemza plot 68 vjet – prej vitit 1922 deri në vitin 1990.