Site icon Telegrafi

Që 10 vite e menduan për të vdekur: U rrëmbye në Kinë për t’ia mësuar anglishten dikujt që sot është një prej liderëve më mizorë në botë

Studenti amerikan që dyshohej se ka vdekur në vitin 2004 në Kinë, ka gjasa të jetë shëndosh e mirë me familje në Korenë e Veriut, shkruan Daily Mail. Ai u rrëmbye gjatë një udhëtimi në Kinë, për t’u bërë mësues personal i të riut të atëhershëm – liderët të tashëm mizor koreanoverior, Kim Jong-un.

David Sneddon u zhduk si 24-vjeçar. Policia atëherë kishte shpallur lajmin se ai ka vdekur në një aksident në alpinizëm.

Por, Choi Sung- yong, kreu i organizatës Koresë së Jugut që merret me rrëmbimet, pretendon se ai ishte kidnapuar. Sneddon thuhet se jeton në Phenian ku u jep anglisht fëmijëve, transmeton Telegrafi.

“Ai ka një grua dhe dy fëmijë”, ka thënë Choi.

Lajmi ishte lehtësim, por edhe befasi për prindërit e tij, Roy dhe Kathleen, të cilët me vite të tëra kanë dyshuar për historinë zyrtare të vdekjes së tij.

“Gjatë gjithë kohës e dinim thellë në zemër se ai ishte gjallë”, tha Kathleen Sneddon.

Prindërit po punojnë ta kthejnë në shtëpi, për çka kanë hapur një faqe në Facebook. Natyrisht, ata kërkojnë edhe nga pushteti amerikanë të ndihmojë në këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version