Telegrafi

Qazimovski tërhiqet nga LR-PDSH-ja e Strugës (Video)

Abdullah Qazimovski, ushtrues detyre kryetar i komunës së Strugës ka vendosur që të dorëhiqet nga angazhimi i tij i mëtejshëm në LR-PDSH dhe për këtë vendim të tij fajëson liderin e kësaj partie, Ziadin Selën, përcjell Telegafi Maqedoni.

Qazimovski e akuzon Selën për moskorrektësi me Llabunishtin duke harruar, sipas tij, intresat e tyre. Qazimovski thotë se ka vendosur që të mos mbështetë ide që janë të dëmshme për shoqërinë.

Në arsyetimet e tij, Qazimovski thotë se dëshiron që të shuaj një zjarr që më tutje mund të bëjë dëme të mëdhaja./Telegrafi/