Site icon Telegrafi

​Qazim Rrahmani u zgjodh kryetar i ri i PDAK-së

Qazim Rrahmani është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Ashkalinjve të Kosovës me mandat katërvjeçar, në Kuvendin e jashtëzakonshëm të kësaj partie sot.

Ndërsa zëvendëskryetar po ashtu me mandat katërvjeçar, po ashtu me mandat katërvjeçar Damush Ademi, ish-kryetar i kësaj partie.

Qazim Rrahmani, kryetar i ri i PDAK-së, tha se nevojitet angazhimi i të gjithëve për të arritur ngritjen e kësaj partie.

“Nga tani të gjithë ju bashkë me mua, të gjithë ne dhe ata të cilët janë në diasporë nuk duhet të shikojnë me syrin e përçarjes dhe urrejtjes, duhet të shikojmë me syrin e ruajtjes së dinjitetit dhe afrimit të njëri-tjetrit, për të arritur ngritjen e katër shkronjave, PDAK”, ta ai.

Më tej, Rrahmani tha se do të punojnë që fëmijët të kenë përparësi në çdo lëmi.

“Fëmijët tanë të kenë përparësi në universitete dhe në të gjithë lëmenjtë tjerë. PDAK do të jetë organizimi i tërësishëm në tërë Kosovën. Të tjerët mendojnë që ne jemi pak, por këto shkronja janë shumë, këto shkronja janë i gjithë populli”, tha ai.

Në kuvendin e jashtëzakonshëm të PDAK-së morën pjesë 112 delegatë. /KP/

Exit mobile version