Qazim Osmani është njëri ndër biznesmenët kosovarë, i cili jeton dhe vepron në Serbi, ndërsa jo rrallë herë është bërë temë e medieve rozë.
Lidhjet e tij me këngëtare, dhe qëndrimi itij si don zhuan në estradës serbe kanë qenë gjithnjë shumë të komentuara.
Së fundmi, një ngjarje e pakëndshme duket t’i ketë ndodhur këngëtares serbe Goga Sekuliq gjatë kohës sa po bëhej gati për të performuar në një nga lokalet e natës së Qazimit në Poreç të Kroacisë.
Mësohet se një person e ka ngacmuar duke e ftuar të afrohet për te separeja e tij, ndërkohë që e njëjta ka refuzuar duke u përgjigjur me fjalët që: “Kam ardhur këtu vetëm për punë, dhe asgjë më shumë”.
Më pas ia ka tentuar ta marrë dhe ta puthë atë me dhunë, derisa në momentin kur ka ndërhyrë biznesmeni kosovar.
Sipas “Kuririt” të Beogradit, incidenti ka ndodhur para daljes së saj në skenë. Me të në ato çaste nuk ka qenë bashkëshorti i saj Urosh Domanoviq.
“Feliksi në moment u gjend te bina. Mashkullit të dhunshëm ia sqaroi se Goga është grua e martuar dhe iu lut që të sillet me të si me një zonjë. Ai djaloshi kishte pirë ca më shumë dhe s’dinte të sillej. Më vonë mësova se ai me vite është i dashuruar në këngëtaren dhe se për shkak të saj kishte ardhur nga Sllovenia”, thotë burimi i “Kuririt”.
Ndërkohë, sipas dëshmitarëve ndëryrhja e Qazimit për ta shpëtuar ka qenë e menjëhershme, dhe ishte ai i cili i ndihmoi këngëtares të largohet nga personi i panjohur.
Këngëtarja serbe e ka pranuar këtë informatë, duke mos komentuar shumë, dhe duke thënë se ndjehet mirë dhe e kënaqshme që gjithçka kaloi pa ndonjë problem më të madh.
Të njëjtën gjë ka pohuar në deklaratën e tij edhe biznesmeni kosovar.
“Gjithçka ishte në rregull. S’ka problem që s’mund të zgjidhet”, ka thënë Osmani./Telegrafi/