Site icon Telegrafi

Qazim Osmani e konfirmon se ka kaluar disa ditë me këngëtaren 19-vjeçare serbe

Afaristi shqiptar njihet për jetën luksoze që bënë duke përfshirë edhe ndërrimin e shpeshtë të të dashurave që vijnë prej rrafshit të botës së artit të Serbisë.

Së fundi, Qazim Osmani u raportua se ka kaluar disa natë pranë Teodora Dzehverovicit, e cila u bë e njohur prej realit showt, “Kooperativa”.

Bukuroshja 19-vjeçare ishte një nga vajzat që 57-vjeçari e priti në hotelin në Porec të Kroacisë.

Këngëtares i ofroi një mikpritje dhe luks për ditë të tëra, por ajo nuk dëshironte t’i konfirmonte pretendimet e biznesmenit shqiptar.

E më në fund ka folur edhe shqiptari rreth këtyre spekulimeve duke konfirmuar se kishte kaluar disa ditë me serben.

“Unë nuk i ndjek reality showt, por dëgjoj shumë nga miqtë se më përmendin edhe mua. Nuk di ç’të them këtu në mënyrë që t’ua lehtësojë punën prindërve të Teodorës”, tha fillimisht Qaza dhe më pas u dërgoi një mesazh të qartë prindërve të bukuroshes.

“Ata duhet ta pyesin vajzën e tyre dhe jo mua përmes jush”, ishte i drejtpërdrejt “Felixi”.

“Unë e di çfarë ka ndodhur mes meje dhe Teodhorës. Kemi punuar së bashku disa ditë dhe kemi kaluar kohë të mirë. Dua të bëhet e famshme meqenëse di mirë të këndojë dhe shpresoj se ju do ta përkrahni”, tha për “Kurir”, Osmani.

Ndryshe, Osmani ka qenë për një kohë edhe me këngëtaren serbe Stanija Dobrojevic dhe atë malazeze, Manda Popovic. /Telegrafi/

Exit mobile version