Site icon Telegrafi

Qazim Laçi sikurse sulmues zone, tallet me mbrojtjen dhe portierin për të shënuar pastaj gol 

Mesfushori Sparta Pragës, Qazim Laçi është shfaqur si sulmues në përballjen me RB Salzburg në Ligën e Kampionëve. 

Çekët po fitojnë momentalisht 3-0, ku mesfushori shqiptar ishte ai që shënoi golin e tretë për ekipin e tij. 

Pas një topi të marrë në zonë Laçi bëri lëvizje sikurse sulmues brenda zonës duke nxjerrë jashtë loje dy mbrojtës dhe portierin. 

Më pas ishte mjaft e lehtë që ai të dërgonte topin në fundin e rrjetës për 3-0.  

 

Kujtojmë që Laçi ishte shqiptari i vetëm në fushë deri nga minuta e parë, ndërsa në minutën e 64-të u fut në lojë Albion Rrahmani.  

Idrit Tuci dhe Ermal Krasniqi janë akoma në bankën rezervë. /Telegrafi/   

Exit mobile version