Site icon Telegrafi

Qassem Soleimani u kishte thënë militantëve që të rrisin sulmet ndaj objektivave amerikane në Irak

Gjenerali Qassem Soleimani udhëzoi udhëheqësit e milicisë irakene, duke përfshirë aleatin e tij më të lartë në vend, Abu Mahdi al-Muhandis, të rritnin sulmet ndaj objektivave amerikane në vend gjatë një takimi në tetor.

Sulmet do të vendosnin armë të reja të sofistikuara të siguruara nga Irani, duke përfshirë raketa Katyusha dhe raketa që mund të rrëzonin helikopterët, njoftoi Reuters, transmeton Telegrafi.

Soleimani, 62-vjeç, udhëheqësi i Forcave Quds të Gardës Revolucionare të Iranit, urdhëroi një grup të ri të milicisë të formuar për të kryer sulme me raketa ndaj amerikanëve të vendosur në bazat ushtarake të Irakut.

Forca e Muhandis ‘Kataib Hezbollah ishte të drejtonte operacionet, sepse milicia kishte aftësinë të përdorë drone për të zbuluar caqet për sulme me raketa. Nga fundi i dhjetorit, sulmet nga grupet e mbështetur nga Irani mbi bazat amerikane në Irak ishin duke u rritur.

Të enjten – një ditë para sulmit që vrau Soleimani dhe Muhandis – Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Mark Esper paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të duhet të ndërmarrin veprime parandaluese për të mbrojtur jetën e amerikanëve nga sulmet e pritura nga militantët e mbështetur nga Irani. /Telegrafi/

Exit mobile version