Gjithsej 40 viktima të dhunës familjare vitin e kaluar kanë kërkuar këshilla falas dhe informacione tek shoqëritë e autorizuara, ndërsa një pjesë prej tyre u është dashur edhe përfaqësim gjyqësor për të mbrojtur të drejtat e tyre, njoftuan sot nga Projekti për Qasje në Drejtësi në Maqedoni, duke thënë se ata janë vetëm një pjesë e vogël nga rreth një mijë qytetarë që kanë kërkuar ndihmë nga ata, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shpjegojnë se si zhvillohet procedura për ndihmë ligjore pa pagesë për gjithë ata që kanë nevojë. Viktimat e dhunës në familje shpesh kërkojnë ndihmë nga shoqatat e autorizuara, ku avokatët i këshillojnë dhe ndihmojnë me plotësimin e nevojave të tyre.
Projekti për Qasje në Drejtësi në Maqedoni është i financuar nga ana e Bashkimit Evropian, përmes instrumentir për demokraci dhe të drejtave të njeriut (EIDHR). Projekti zbatohet nga ana e Fondacionit Shoqëri e Hapur në Maqedoni së bashku me partneritet të Qendrës kombëtare rome në Kumanovë dhe organizata tjera./Telegrafi/