Telegrafi

Qasje të reja për trajtimin e vartësisë (Video)

Vartësia nuk duhet të shihet më si “mungesë karakteri” dhe se trajtimi i këtij problemi kërkon ndryshimin e qasjes ndaj tij – kështu thuhet në një publikim të ri nga zyra e këshilltarit të presidentit për shëndetësinë publike në Amerikë.

Në raportin e publikuar, vartësia vlerësohet si një prej krizave më të mëdha të shëndetit publik në ditët e sotme.

Rreth 21 milionë amerikanë përballen me abuzimin e substancave narkotike – shifër më e lartë se e të gjithë të prekurve me kancer. Megjithatë, me numrin e madh të atyre që përballen me vartësinë, vetëm 10 për qind e tyre trajtohen.

https://www.youtube.com/watch?v=WWTeCglLqRc