Telegrafi

Qasje të barabartë dhe politikë transparente për investitorët në Maqedoni

Në mbledhjen e Këshillit drejtues (KD) të MATTO-s, Ministri për investime të huaja, Adnan Qahil, informoi se Qeveria është duke përgatitur ndryshime sa i përket politikës së investimeve, por, siç tha ai, këto ndryshime nuk prekin investitorët e tanishëm nëse procedurat e themelimit kanë qenë plotësisht ligjore.

‘Natyrisht që do të balafaqohemi me probleme dhe pengesa, por qëllimi jonë është të ndryshojmë dhe përmirësojmë sistemin ndërmjet firmave dhe organeve qeveritare’, tha Qahil.

Në seancën e KD të MATTO-s, në të cilën krahas ministrit Qahil, morën pjesë edhe ministresha turke në Maqedoni Tülin Erkal Kara dhe udhëheqësi i përfaqësisë tregtare të Republikës së Turqisë, Benyamin Kutlu, u prezantua Propozim-strategjia e politikës investuese që e paralajmëroi Qeveria e Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/