Ky është një zbulim që mund të ndihmojnë në luftën kundër njërit prej vrasësve më të mëdhenj të heshtur në botë.
Shkencëtarët në Universitetin e Bristolit në Britani kanë zbuluar se kur tek minjtë me shtypje të lartë të gjakut hiqen lidhjet nervore mes trurit dhe rruazave karotide – nyjave me madhësinë e një kokrre të orizit në pjesën anësore të secilës arterie karotide – shtypja tek kafshët bie dhe mbetet e ulët.
Rezultatet e shkencëtarëve, të botuar në revistën “Nature Communications”, tashmë i kanë nxitur ekspertët të bëjnë hulumtime tek njerëzit, rezultatet e të cilave priten deri në fund të këtij viti.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e quan hipertensionin apo tensionin e lartë të gjakut si një nga vrasësit më të mëdhenj të heshtur në botë, për shkak se në fazën e hershme është pa simptoma.
Hipertensioni prek një në tre njerëz në mbarë botën dhe mund të shkaktojë goditje në tru, sulm në zemër dhe dështim të veshkave. /Telegrafi/