Maqedonia është e rradhitur në vendin e 16-të për vitin 2017 sa i përket lirisë së qasjes në informacione të karakterit publik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kjo u bë e ditur nga GJorgji Sllamkov, kryetar i Komisionit për mbrojtje të të drejtës për qasje të lirë në informacione të karakterit publik.
Sipas tij, problemi më i madh është heshtja e administratës. Vetëm në vitin e kaluar 411 ankesa kanë qenë për heshtje të administratës, kurse këtë vit gjendja është ende më e keqë, pasi që numri është rritur në 530 ankesa.
Çështje tjetër është edhe mosrealizimi i vendimit të Komisionit në fjalë./Telegrafi/