Site icon Telegrafi

Qasja e kujdesshme e PSG-së ndaj Kupës së Botës teksa Mbappe takohet me Messin në finale

Dy yjet kryesore të finales së Kupës së Botës “Katar 2022” janë Kylian Mbappe dhe Lionel Messi, që do të thotë se Paris Saint-Germain do të festojë pa marrë parasysh se cili është rezultati.

Megjithatë, është e garantuar se do të ketë një humbës, dhe kjo është arsyeja pse PSG po miraton një qasje shumë të kujdesshme ndaj lojtarëve të tyre.

Sipas gazetës L’Equipe, PSG ka qenë shumë e kujdesshme në të gjitha komunikimet e tyre dhe ka qenë i prirur t’u kujtojë njerëzve se Mbappe dhe Messi “nuk po konkurrojnë vetëm kundër njëri-tjetrit”.

Do të jetë interesante të shihet se si do të reagojë PSG ndaj rezultatit përfundimtar në rrjetet sociale, pasi ata do të duan të promovojnë cilindo yll që të jetë kampion bote.

Ekziston një besim se ata do të fokusojnë promovimin e tyre në kanalet franceze nëse Mbappe fiton ose në kanalet spanjolle nëse Messi më në fund ngre trofeun e artë.

Sa i përket Nasser Al-Khelaifi, ai beson se të dy lojtarët meritojnë titullin.

“Nëse do të mundja, do t’u jepja atyre nga një trofe të Kupës së Botës”, ka thënë Al-Khelaifi.

Messi dhe Mbappe do të luftojnë gjithashtu për Këpucën e Artë dhe Topin e Artë

Nuk është vetëm trofeu për të cilin dy sulmuesit po luftojnë, pasi Këpuca e Artë për golashënuesin më të mirë dhe Topi i Artë për lojtarin më të mirë janë gjithashtu në kërkim.

Ka të ngjarë që kushdo që do të fitojë Kupën e Botës do të ketë gjithashtu një shans të mirë për të marrë çmimet e tjera individuale, pasi paraqitjet e tyre kanë qenë po aq të mira deri më tani dhe ata janë të barabartë me nga pesë gola secili. /Telegrafi/

Exit mobile version