Site icon Telegrafi

Qarkullonte me armë, shoqërohet në Polici 12-vjeçari në Kavajë – i arrestohet babai

Young man in handcuffs

Është shoqëruar në Polici një 12-vjeçar në Kavajë, pasi që i njëjti kishte qarkulluar i armatosur me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur ditën e sotme, transmeton Telegrafi.

“Qarkullonte i armatosur me armë zjarri pistoletë, falë informacionit të marrë nga qytetarët, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe shoqëruan në Polici një të mitur 12 vjeçar. Gjatë kontrollit fizik të miturit ju gjet arma e zjarrit pistoletë me një karikator me fishekë luftarak”, thuhet në njoftim.

Policia ka shoqëruar dhe proceduar penalisht babin e të miturit për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas një informacionit të marrë falë bashkëpunimit me qytetarët, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe shoqërimin e 12 vjeçarit me banim në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë luftarak”.

Specialistët për hetimin krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë kanë shoqëruar dhe proceduar penalisht babain e 12 vjeçarit, shtetasin B.A, 35 vjeç, për veprën penale “keqtrajtimi i të miturve”.

Ndërkohë po punohet në bashkëpunim me Prokurorinë për të gjetur se ku e ka marrë armën e zjarrit 12 vjeçari dhe për të dokumentuar edhe ngjarje te tjera ku dyshohet i mituri dhe babai i tij.

12 vjeçari për shkak të moshës është lënë i lirë, ndërsa arma e zjarrit pistoletë dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./Telegrafi/

Exit mobile version