Site icon Telegrafi

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet në rrugë të lagështa. Për shkak të mjegullës, në aksin rrugor Mavrovë – Mavrovi Anovi, dukshmëria është ulur në 10 metra.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë rekomandojnë rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Exit mobile version