Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të mërkurën ka marrë pjesë përurimin e zgjerimit dhe rehabilitimit të hyrjes së pikës kufitare Kosovë – Shqipëri, në Vërmicë.
Sipas një njoftimi, ministri Lekaj tha se revitalizimi i pikës kufitare do të ndikojë në lëvizjen më të lirë të qytetarëve dhe mallrave nga të dyja anët e kufirit.
Ai ka shtuar se edhe në vazhdim do të punohet që ky kufi të mbetet simbolik.
Mes të tjerash, theksoi se pret që infrastruktura rrugore të zgjerohet edhe në hyrjen e kufirit nga ana e Shqipërisë.
Për 10 ditë, thuhet tutje në njoftim, MIT, në kuadër të mirëmbajtjes rrugore, asfaltoi shiritat shtesë dhe ata ekzistues dhe shtoi shenjëzimin bashkë me ndriçim. /Telegrafi/