Qarkullimi industrial gjatë muajit mars të këtij viti, krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar, shënon rritje prej 6,5 për qind, ka publikuar Enti shtetëror për statistika, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Indeksi i qarkullimit industrial, i realizuar në tregun vendor, në mars të vitit 2016 shënon rënie prej 1 për qind, ndërsa indeksi i qarkullimit të realizuar në tregjet e huaja shënon rritje prej 8,6 për qind.
Shikuar sipas sektorëve, qarkullimi industrial në sektorin Xehetari dhe mihje guri, shënon rritje prej 9,2 për qind, ndërsa në sektorin e Industrisë së përpunimit shënon rritje prej 7,2 për qind.
Sipas grupeve kryesore industriale, siç transmeton Telegrafi Maqedoni, qarkullimi në mars të vitit 2016, në krahasim me muajin mars të vitit 2015, shënon rritje te prodhimet e ndërmjetme, përveç energjisë, për 4,1 për qind, Prodhimet kapitale për 19,9 për qind dhe Prodhimet për konsum të gjerë për 11,9 për qind, ndërsa rënie shënohet tek Energjia për 7,5 për qind dhe te Prodhimet me afat të kufizuar për konsum të gjerë, për 7,3 për qind.
Qarkullimi në industri, në mars të vitit 2016, krahasuar me shkurtin e po të njëjtit vit, shënon rritje për 8,1 për qind, ndërsa në periudhën janar-mars të vitit 2016, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015, rritja është për 9,3 për qind./Telegrafi/