Sipas Entit Shtetëror për Statistika, qarkullimi në industri në muajin tetor, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, është rritur për 4.2%, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shikuar në sektorë, qarkullimi në sektorin e xeheroreve dhe gurthyeseve ka rënë për 3.8%, kruse në sektorin e industrisë së përpunimit, ka pësuar ngritje për 4.4%.
Rritje është shënuar në prodhime kapitale (19.2%), prodhime afatgjate për shfrytëzim të gjërë (2.5%), kurse rënie ka në prodhimet e ndërmjetme, përveç energjisë (3.2%) dhe prodhimet afatshkurtëra për shfrytëzim të gjërë (7.2%).
Periudha janar – tetor e këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ka shënuar rritje për 10%./Telegrafi/