Site icon Telegrafi

Qarkullimi i autobusëve në rrugën “Xhorxh Bush” me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se sot do të lirohet për qarkullim të autobusëve rruga “Xhorxh Bush” në Prishtinë, e cila ishte e bllokuar për javë të tëra.

Kjo rrugë do të jetë shesh për qytetarët si dhe do të lejohet qarkullimi i autobusëve, taksive dhe automjeteve të emergjencës.

E pas njoftimit të zyrtarëve të komunës së Prishtinës se rruga do të lirohet për qarkullim të autobusëve, Trafiku Urban në Prishtinë ka dal me një njoftim.

Punimet në rrugë “Xhorxh Bush” në Prishtinë

Bëhet e ditur se nga e premtja do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës “Xhorxh Bush.

Në njoftim bëhet e ditur se autobusët përgjatë sheshit “Xhorxh Bush” do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h.

“Njoftohen qytetarët se nga data 13.01.2023 do të rikthehet qarkullimi i autobusëve në linjat: 1,3 dhe 4 sipas rendit të udhëtimit të mëparshëm në drejtim të rrugës ‘Xhorxh Bush’.

Autobusët përgjatë sheshit ‘Xhorxh Bush’ do të lëvizin me shpejtësi të kufizuar në 20 km/h.

Ndërsa linjat 1A dhe 7C do të vazhdojnë sipas rendit të udhëtimit të tanishëm”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version