Telegrafi

Qarkorja rreth Shkupit e ka vërshuar Stajkovcin edhe në vitin 2009 (Foto)

Vërshimet e 6 gushtit në Maqedoni që morën jetën e 22 qytetarëve, ku një person konsiderohet si i zhdukur dhe pati shumë dëme materiale, nuk kanë qenë të parat për fshatin Stajkovci, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Duke gjurmuar në arkivën e televizionit A1 (që tani nuk funksionon) janë gjetur lajme për vërshime të Stajkovcit edhe në vitin 2009, vit në të cilin u lëshua për përdorim kjo qarkore.

Këto vërshime kanë ndodhur më 29 maj të vitit 2009 dhe këtë e dëshmon edhe lajmi i televizioni A1.

”Mbrëmë disa mijëra litra ujë kanë depërtuar në bodrumin tonë. Deri ora 4 unë kam shpëtuar çka kam mundur nga mjetet elektrike. Për fat, në fillim e ndalova rrymën e cila ishte e lëshuar.” tha më 29 maj të vitit 2009, Marjan Gjorgjevski, qytetar i fshatit Stajkovci.

I njejti qytetar pohon se deri në atë moment ka pasur edhe vërshime më të vogla uji që kanë ardhë nga arat e tyre në mes qarkores dhe fshatit./Telegrafi/