Telegrafi

Qarabag 1-2 Roma: Notat e lojtarëve, paraqitje e mirë nga Agolli (Foto)

Roma fitoi si mysafir i Qarabagut në Ligën e Kampionëve me rezultat 1-2.

Golin e parë në takim për Romën e shënoi Konstantinos Manolas në minutën e shtatë, kurse tjetrin Edin Dzeko (15’).

Për vendasit golin e vetëm e shënoi Pedro Henrique në minutën e 28-të.

Në këtë takim luajti edhe shqiptari Ansi Agolli, i cili me paraqitjen cilësore u fit në mesin e më të mirëve në fushë për skuadrën e tij.

Më i miri në takim ishte portieri Ibrahim Sehic, i cili bëri disa ndalje vendimtare.

Për Romën, përveç golashënuesve paraqitje të mirë kanë bërë edhe Stephan El Shaarawy, Lorenzo Pellegrini e Bruno Peres.

Ndeshja e ardhshme e klubit italian në garën më të madhe evropiane është ndaj Chelseat. /Telegrafi/

Notat e lojtarëve të Qarabag:

Notat e lojtarëve të Romës: