Arsenali ka marrë një fitore të lehtë nga udhëtimi në Azerbajxhan.
Topçinjtë triumfuan me rezultat të thellë 0-3 tek Qarabagu dhe vazhdojnë kryesimin në Grupin E me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve.
Sokratis, Smith-Rowe dhe Guendouzi ishin autorët e golave te Arsenalit, ndërsa Monreal, Iwobi dhe Lacazete asistuan.
Nota më e lartë në ndeshje shkoi për mbrojtësin grek Sokrait (8,1), ndërsa me paraqitje të mirë u dalluan edhe Bernd Leno, Iwobi, Monreal, Smith-Rowe dhe Guendouzi.
Tek vendasit titullar ishte mbrojtësi shqiptar Ansi Agolli i cili mori notën (6,0). /Telegrafi/