Site icon Telegrafi

‘QAnon Shaman’ Jacob Chansley dënohet me 41 muaj burg për trazirat në Kongresin amerikan

Një mbështetës i shquar i komplotit të pabazë, QAnon është dënuar me 41 muaj burg për përfshirjen në trazirat e Capitolit të SHBA.

Jacob Anthony Chansley ishte në mesin e mbështetësve të ish-presidentit amerikan, Donald Trump që u përpoqën të ndalonin Kongresin amerikan të certifikonte zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 më 6 janar.

Ai më parë u deklarua fajtor për një akuzë të rëndë për pengim në një procedurë zyrtare. Dënimi është ndër më të mëdhenj të dhëna deri më tani në lidhje me trazirat, raporton bbc.

Përveç dënimit me burg, Chansley u dënua me 36 muaj lirim të mbikëqyrur dhe duhet të paguajë 100 dollarë si kompensim.

Kujtojmë se 34-vjeçari u bë një nga figurat më të njohura të rrethimit pasi u fotografua i veshur me brirë dhe një mbulesë koke prej lëkure ariu, me një flamur amerikan të pikturuar në fytyrën e tij.

Ndryshe, atëbotë ai e quajti veten “Shamani QAnon”. Ndjekësit e teorisë së konspiracionit QAnon besojnë se ish-presidenti Trump po bënte një luftë të fshehtë kundër një grupi pedofilësh që adhuronin Satanain gjenden në qeveri, biznes dhe media. /Telegrafi/

Exit mobile version