Site icon Telegrafi

Qalaj: Policia ka gati planin operativ për protestat e opozitës (Video)

Policia e Kosovës çdo herë është  e gatshme të  përballet me sfidat që i dalin para, por edhe më çdo lloj proteste dhe situate të rrezikshme që i paraqitet vendit, ka thënë Rashit Qalaj, drejtor i Departamentit për operacione në Policinë e Kosovës.

Në emisionin Info Box të RTV Dukagjinit, Qalaj ka folur edhe për planet operative të  Policisë e sidomos kur ato kanë të bëjnë me paralajmërimet e opozitës për protestë të radhës, në kohë kur demarkacioni të vihet në Kuvend për ratifikim.

Ai ka thënë se Policia qysh tash ka gati planin se si të veproi në këtë situatë. /Telegrafi/

Exit mobile version