Kamer Qaka ka debutuar në kampionat me skuadrën e tij të re Steaua Bukuresht.
Mesfushori shqiptar nuk pati fat pasi pësoi një lëndim qysh në pjesën e parë dhe u detyrua ta lërë fushën.
Në pamje të parë u duk një lëndim i rëndë, pasi Qaka u largua me ndihmën e doktorëve të klubit pa mundur të shkelte në tokë.
Ky lëndim e shqetësoi tej mase stafin e trajnerëve te Steaua.
Por pas kontrolleve mjekësore, është vërtetuar se lëndimi i Qakës ka qenë më i lehtë.
Lojtarit i është preferuar pushim dy ditor, për t’iu rikthyer stërvitjeve.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë pritet të jetë i gatshëm për derbin lokal ndaj Dinamos javën tjetër. /Telegrafi/