Telegrafi

Qaforja shndërrohet në helmetë me qeska ajri, në rast të përplasjes (Video)

Hulumtuesit në Universitetin Stanford të Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, e kanë krijuar një helmetë që ofron siguri të lartë dhe mbron kokën e bartësit.

Në fakt, kjo është një qaforë që i ka brenda qeskat, të cilat hapen njëjtë sikur aerbagët e veturës në rast të përplasjes, transmeton Telegrafi.

Me të detektuar se ngasësi i biçikletës është duke u rrëzuar, pajisja aktivizohet në një fraksion të sekondës dhe ia mbulon qafën, kokën dhe i vije deri të balli.

Në këtë mënyrë, siguria është shumë më e lartë se sa te helmetat e zakonshme që e kanë pjesën e brendshme të mbështjellë me stiropor. /Telegrafi/