Site icon Telegrafi

Qaforen e kishte mbajtur për më shumë se një vit, pa e ditur se çfarë fshihej brenda saj (Video)

Disa propozime martese janë mjaft publike dhe normale, por disa të tjera janë, si në këtë rast, janë pak më misterioze.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi bëhet fjalë për një ngjarje të një çifti, gjegjësisht djaloshit australian i cili kishte përgatitur një qafore duke ia dhuruar të dashurës së tij.

Dhe e dashura e tij nuk e kishte idenë se unaza gjendej pikërisht brenda, edhe pse e kishte mbajtur gati një vit e gjysmë në qafë.

Këtë e kishte kuptuar vetëm kur ata kishin shkuar në Skoci, vend për të cilin kishin menduar të vizitonin për një kohë të gjatë.

Kur ishin gjendur atje, ka qenë djaloshi ai që i kishte kërkuar qaforen asaj për ta bërë një fotografi me të.

Pas kësaj derisa gjendeshin afër një shpelle, ai e kishte nxjerrë nga çanta, duke e hapur edhe duke i treguar se brenda saj gjendej unaza, pas së cilës gjë edhe i kishte bërë edhe propozimin.

“Ajo u habit për disa sekonda, duke u përpjekur për të kuptuar se çfarë po ndodhte, dhe pastaj ajo tha ’po’”, ka rrëfyer djaloshi. /Telegrafi/

Exit mobile version