Telegrafi

Qafë Thanë: Arrestohet një shtetas i Maqedonisë për llogari të drejtësisë kroate

Një 61-vjeçar nga Maqedonia është arrestuar në Qafë Thanë pasi ishte shpallur në kërkim nga Kroacia për mashtrim ekonomik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Burime zyrtare të policisë së Shqipërisë bëjnë të ditur se është bërë arrestimi provizor i R.M, nga Tetova, me qëllim ekstradimin pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.

TV21 bën të ditur se me një vendim të autoritetet gjyqësore të Varazhdinit në Kroaci, ndaj tij është lëshuar urdhër arrseti ndërkombëtar që në maj të 2016 për mashtrim ekonomik. Maksimumi i dënimit është pesë vjet./Telegrafi/