Telegrafi

Q3: Samsung ka shitur më shumë se Apple?

Mirëpo, sipas një raporti të fundit të WSJ, thuhet se Samsung mund të ketë shitur më shumë telefona të mençur sesa Apple, për të njëjtën periudhë.

Sipas Wall Street Journal thuhet se Samsung ka shitur mbi 20 milionë telefona të mençur, krahasuar me 17.7 milionë iPhone, sa kishte shitur Apple.

Javën e ardhshme, pritet që edhe Samsung t’i publikojë rezultatet e saj financiare dhe ato të shitjes, ndërsa të dhënat e kompanisë jug-koreane do të na tregojnë se kush ishte lider i tregut gjatë tre muajve të fundit.

Çfarë mendoni ju, a ka arritur Samsung ta kalojë kompaninë Apple sa i përket shitjes së telefonave, për tre-mujorin e fundit?