Telegrafi

PZAP urdhëron KQZ-në që të rinumërojë 1 mijë e 472 vendvotime

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka marrë vendim lidhur me ankesat e subjekteve politike dhe kandidateve për deputet pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 06 tetorit 2019.

Në njoftimin e bërë nga PZAP për media thuhet se PZAP-i vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve, transmeton Telegrafi.

“PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhëroj KQZ-në, për rinumërimin e 1472 vendvotimeve. Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranoj të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia”, thuhet në njoftim.

PZAP bën të ditur se 23 ankesa janë hedhur te pasafatshme dhe të palejuara, 25 ankesa janë refuzuar të pabazuara, 1 ankesë konstatohet e tërhequr./Telegrafi/