Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka pranuar pjesërisht ankesën e Rashit Qalaj, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në vendim thuhet se pranohet pjesërisht i bazuar apeli i Qalajt dhe urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të rinumëroj vetëm fletëvotimin për kandidatin në vendvotimet nr.1122b/02D në fshatin Kushtovë në Mitrovicë, në vendvotimin nr 2702b/04R në komunën e Vushtrrisë dhe në vendvotimin nr 1115b/01R në fshatin Bare të Mitrovicës.
Ndërsa, është refuzuar pjesa tjetër e apelit të Rashit Qalaj për disa vendvotime, në komunë të Lipjanit dhe në Drenas. /Telegrafi/