Site icon Telegrafi

PZAP: Komuna e Istogut shkon në rivotim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar kërkesën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për anulim të zgjedhjeve në komunën e Istogut.

Kështu konfirmoi për Telegrafin, kryesuesi i Sekretariatit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mulë Desku.

“Ju informojmë se PZAP-i ka pranuar si të bazuar ankesën e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe ka vendosur që të anulohen rezultatet e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit 2017, për Rundin e dytë, të mbajtura më datë 19.11.2017, për kryetar Komune në Istog dhe urdhëron Komisionin Qendror i Zgjedhjeve ta përsërisë votimin e Rundit të dytë të Zgjedhjeve Lokale, për Kryetar të  Komunës së Istogut”, tha Desku.

Ai bëri të ditur se PZAP-i ka refuzuar ankesën e kandidatit për kryetar të Komunës së Kllokotit nga radha e Subjektit Politik Lista Serbe.

Ndryshe, LDK për Istog dhe Lista Serbe për Kllokot, ditë më parë kanë dorëzuar ankesat e tyre në PZAP, lidhur me manipulimet që sipas tyre janë bërë në votat me postë. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Exit mobile version