Site icon Telegrafi

PZAP hedh poshtë ankesën e Sami Lushtakut, përfundimisht s’do të mund të kandidojë për kryetar të Skenderajt

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Sami Lushtakut, kryetarit të PDK-së në Skenderaj, me të cilën kërkonte të zhbëhej vendimi për mos certifikim të tij si kandidat për kryetar të Skenderajt, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Në vendim thuhet se PZAP vendos që të “hudhet si e palejuar apeli i evidentuar si Anr.537/2021 e datës 26.08.2021 i parashtruar nga Sami Lushtaku, paraqitur kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), për shkak të largimit nga lista e kandidatëve për kryetar në Komunën e Skenderajt, për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të Republikës së Kosovës që do të mbahen me datën 17 tetor 2021”.

Kujtojmë që Lushtaku kishte marrë besimin e PDK për të kandiduar edhe për një mandate në krye të Skenderajt, komunë që në 4 vitet e fundit drejtohet nga Bekim Jashari.

Tashmë PDK ka kandiduar Fadil Nurën për kryetar të Skenderajt. /Telegrafi/

Exit mobile version