Duke pasur parasysh sfidat që hasen në Kosovë, pritjet për qeverinë e re janë të mëdha. Njëkohësisht, edhe perceptimet e qytetarëve se cilat janë pikat më të rëndësishme për t’u adresuar nga qeveria e ardhshme janë të ndryshme. I tërë ky perceptim është shpërfaqur së fundmi në sondazhin e realizuar nga kompania e hulumtimeve Pyper.
Sipas pjesëmarrësve të sondazhit, 3 pikat kryesore që duhet të adresohen nga qeveria e re janë:
1) lufta kundër korrupsionit (65%)
2) përforcimi i respektimit të ligjit (59%) dhe
3) përmirësimi i sistemit shëndetësor (58%)
Pos këtyre nuk janë lënë pa përmendur edhe sfidat tjera me të cilat përballet Kosova siç janë:
4) Përmirësimi i sistemit arsimor (57%)
5) Ulja e nivelit të papunësisë (56%)
6) Rimëkëmbja ekonomike (52%)
7) Luftimi i nepotizmit (51%)
8) Pandemia dhe vaksinimi i popullsisë (39%)
9) Procesi i vetting-ut (37%)
10) Dialogu Kosovë-Serbi (24%)
Këto tema së fundmi janë diskutuar edhe në fushatat e partive të ndryshme duke dhënë premtime të ndryshme për qytetarët. E prej të gjitha partive, të dhënat e Pyper tregojnë se qytetarët më së shumti janë duke u besuar premtimeve të VV-së.
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS)
Bëhuni pjesë e sondazheve tjera – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android)
Për më shumë, me tërë fushatën e zgjedhjeve gjatë pandemisë, qytetarët më së shumti janë duke preferuar përcjelljen e saj në kanale televizive (64%), rrjete sociale (53%) si dhe përmes mediave online apo portaleve (33%). E një përqindje më e vogël (11%), janë të interesuar të marrin pjesë edhe në tubime në rast se mbahen.