Site icon Telegrafi

Pyper: Më shumë emocione patriotike më 28 nëntor sesa më 17 shkurt

Mes 17 Shkurtit dhe 28 Nëntorit, festa e cila ngjallë më shumë emocione patriotike del të jetë Dita e Flamurit Kombëtar.

Kjo e dhënë është shfaqur në sondazhin e realizuar së fundmi nga kompania e hulumtimeve Pyper.

Veç kësaj, prej të gjithë të anketuarve, janë më shumë persona që e konsiderojnë veten si shqiptar apo 54 për qind sesa si kosovar apo 46 për qind.

Po ashtu, kjo festë është e një rëndësie të ndryshme për persona të ndryshëm.

Siç duket, 51 për qind e të anketuarve e konsiderojnë këtë si një ndër festat më të rëndësishme ndërsa 24 për qind e konsiderojnë si festën më të rëndësishme. Njëkohësisht, për disa persona kjo festë është jo e rëndësishme apo 6 për qind apo është një festë e zakonshme si gjithë të tjerat apo 19 për qind.

E sa i përket një bashkimi kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë, 50 për qind e të anketuarve janë shprehur pro këtij bashkimi. E për dallim prej këtij grupi, 27 për qind janë kundër ndërsa një numër pak më i vogël janë të pavendosur apo 23 për qind për këtë çështje.

Specifikat e sondazhit

Mostra
Jo e rastësishme

Madhësia e mostrës
Rreth 1,200

Mostra sipas gjinisë
Femër (43.71%)
Mashkull (56.29%)

Mostra sipas grupmoshave
16 – 25 vjeç (37.25%)
26 – 35 vjeç (34.14%)
36 – 45 vjeç (16.11%)
46 – 60 vjeç (10.82%)
61+ vjeç (1.68%)

Mostra sipas komunave
Prishtinë (18.46%)
Gjilan (8.47%)
Prizren (8.31%)
Ferizaj (7.72%)
Mitrovicë (5.79%)
Pejë (5.54%)
Podujevë (5.29%)
Lipjan (4.61%)
Gjakovë (4.03%)
Fushë Kosovë(3.52%)
Rahovec (3.52%)
Gllogoc (3.44%)
Vushtrri (3.27%)
Viti (2.01%)
Malishevë (2.01%)
Suharekë (1.76%)
Istog (1.59%)
Klinë (1.51%)
Deçan (1.43%)
Kaçanik (1.43%)
Obiliq (1.34%)
Skenderaj (1.34%)
Shtime (1.17%)
Kamenicë (1.09%)
Dragash (0.76%)
Hani i Elezit (0.34%)
Junik (0.17%)
Shtërpcë (0.08%)

Exit mobile version