Telegrafi

Pyper: Mbi 65% e respodentëve mendojnë se pasuria e publikuar nga zyrtarët nuk është reale

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Pyper ka pyetur qytetarët nëse besojnë që pasuria e publikuar nga zyrtarët në Agjencinë Kundër Korrupsionit është reale, ku mbi 65% e respodentëve mendojnë se jo.

Kurse, 17.74 nuk kanë pasur përgjigjur dhe 16.58 janë përgjigjur se është reale.

Në pyetjen se a ka ndikuar deklarimi i pasurisë së zyrtarëve që qytetarët të ndryshojnë mendim për ndonjë politikanë, 50.05% janë përgjigjur se nuk kanë ndryshuar mendim, 29.88% e respodentëve janë përgjigjur me po, kurse 20.06% kanë thënë që nuk kanë përgjigje.

Pyper gjithashtu ka pyetur qytetarët se si i konsiderojnë shkarkimet që po bëhen brenda Policisë së Kosovës, ku 62.83% kanë pohuar se i konsiderojnë të duhura, 26.72% kanë thënë se nuk kanë përgjigje, dhe 10.45% si jo të duhura.  /Telegrafi/