Telegrafi

Pyper: Higjiena dhe çmimet ndër ankesat kryesore për supermarkete

Duke pasur parasysh pakënaqshmërinë e qytetarëve me supermarketet që operojnë në Kosovë, kompania e hulumtimeve Pyper së fundmi ka realizuar një hulumtim me 1,125 frekuentues të supermarketeve muajin e kaluar përmes një mostre jo të rastësishme.

Një ndër pyetjet e hulumtimit ka qenë: Cila është ankesa juaj KRYESORE sa i përket supermarketeve në Kosovë?, në të cilën të anketuarit kanë pasur mundësinë të shkruajnë çfarëdo ankese që kanë pasur.

Rreth 66% e të anketuarve kanë shprehur ankesa të ndryshme lidhur me supermarketet. Edhe pse numri i ankesave ishte i llojllojshëm, 3 ankesat më të mëdha ishin:

Përpos këtyre 3 ankesave kryesore vlen të ceket se ka pasur edhe ankesa të tjera në shkallë më të ulët siç janë qasja jo e mirë ndaj konsumatorëve, shitja e produkteve me afat të skaduar, vonesat te arka etj.

Hulumtimi i ankesave që i kanë klientët janë mënyra më e mirë për adresimin e tyre si mënyrë për të rritur kënaqshmërinë e klientëve me një biznes. Për të marrë pjesë edhe ju në hulumtime të llojeve të ndryshme këtë mund ta bëni duke shkarkuar Pyper.

Bëhuni edhe ju pjesë e hulumtimeve – shkarkoni aplikacionin Pyper (iOS).

Bëhuni edhe ju pjesë e hulumtimeve – shkarkoni aplikacionin Pyper (Android).