Telegrafi

Pyper: Gjatë karantimit, më shumë meshkuj sesa femra po krijojnë shoqëri të reja në rrjete sociale

Raportet e mira me anëtarët e familjes si dhe me shoqërinë janë mjaft të rëndësishme sa i përket mirëqenies sonë, e sidomos në kohën aktuale ku për t’u mbrojtur nga COVID-19, qytetarëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.

Duke marrë këtë parasysh, një hulumtim lidhur me distancimin shoqëror është realizuar së fundmi nga kompania e hulumtimeve Pyper përmes një mostre jo të rastësishme me 1442 pjesëmarrës.

Fillimisht, 29.06% e pjesëmarrësve kanë pohuar se i kanë përmirësuar raportet me personat me të cilët janë në karantinë e ky përmirësim i raporteve ka qenë pak më prezent te meshkujt sesa te femrat.

Në anën tjetër, një përqindje e vogël prej 4.72% kanë vlerësuar se i kanë dobësuar raportet me personat me të cilët janë në karantinë. Sidoqoftë, 39.53% e pjesëmarrësve kanë pohuar se kjo periudhë ka ndikuar shumë në vlerësimin e personave që i konsiderojnë të afërm. Po ashtu, përderisa 30.51% e pjesëmarrësve kanë pohuar se ndihen më të lidhur/afërt me të tjerët krahasuar me periudhën para karantinës, 25.52% kanë pohuar se ndihen më të vetmuar.

Njëkohësisht, vlen të theksohet se kufizimet si rezultat i COVID-19, pra qëndrimi në karantinë, ka ndikuar që një pjesë dërrmuese e pjesëmarrësve të përmallohen (83.84%) për personat që i konsiderojnë të afërm e të cilët nuk po kanë mundësi t’i shohin si më parë, e kjo siç duket ka qenë më prezente te femrat sesa te meshkujt. Si rrjedhojë, për 41.47% të pjesëmarrësve, komunikimi me këta persona është shpeshtuar. Mirëpo, frekuenca e komunikimit ka mbetur e pandryshueshme për 39.88% të pjesëmarrësve dhe është rralluar për 18.65% të pjesëmarrësve.

Veç kësaj, sa i përket raportit të pjesëmarrësve me personat tjerë të afërm por me të cilët nuk janë në karantinë, 23.44% e pjesëmarrësve kanë pohuar se i kanë përmirësuar raportet për dallim prej  12.69% që i kanë dobësuar ato.

Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se tani është periudha e karantinimit dhe qytetarët kanë më shumë kohë të lirë për ta kaluar në rrjete sociale dhe të krijojnë shoqëri të reja, 23.51% kanë pohuar se kanë krijuar shoqëri të reja prej se janë në karantinë e në këtë kategori më shumë kanë bërë pjesë meshkujt sesa femrat. Në anën tjetër rreth ¾ e pjesëmarrësve kanë mohuar një gjë të tillë.

Për më shumë klikoni KËTU

Mostra sipas gjinisë:

Meshkuj              (49.17%)

Femra                   (50.83%)

Mostra sipas grupmoshave:

16-25 vjeç            (54.23%)

26-35 vjeç            (30.93%)

36-45 vjeç            (9.15%)

45+ vjeç               (5.69%)

Mostra sipas komunave:

Prishtinë              (17.34%)

Prizren                  (8.32%)

Gjilan                    (6.73%)

Ferizaj                   (6.66%)

Mitrovicë             (5.96%)

Podujevë            (5.76%)

Gllogoc                 (5.34%)

Pejë                       (4.58%)

Vushtrri                (4.44%)

Fushë Kosovë    (4.02%)

Lipjan                    (3.81%)

Malishevë           (3.54%)

Rahovec               (3.40%)

Gjakovë               (3.33%)

Suharekë             (2.22%)

Viti                         (2.08%)

Skenderaj           (1.87%)

Istog                      (1.60%)

Klinë                      (1.53%)

Shtime                  (1.46%)

Obiliq                    (1.32%)

Kamenicë            (1.25%)

Kaçanik                 (1.04%)

Dragash                (0.83%)

Deçan                   (0.83%)

Hani i Elezit         (0.28%)

Junik                      (0.21%)

Zubin Potok        (0.07%)

Shtërpcë              (0.07%)

Kllokot                  (0.07%)

Novobërdë         (0.07%)