Raportet e mira me anëtarët e familjes si dhe me shoqërinë janë mjaft të rëndësishme sa i përket mirëqenies sonë, e sidomos në kohën aktuale ku për t’u mbrojtur nga COVID-19, qytetarëve u është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi.
Duke marrë këtë parasysh, një hulumtim lidhur me distancimin shoqëror është realizuar së fundmi nga kompania e hulumtimeve Pyper përmes një mostre jo të rastësishme me 1442 pjesëmarrës.
Fillimisht, 29.06% e pjesëmarrësve kanë pohuar se i kanë përmirësuar raportet me personat me të cilët janë në karantinë e ky përmirësim i raporteve ka qenë pak më prezent te meshkujt sesa te femrat.
Në anën tjetër, një përqindje e vogël prej 4.72% kanë vlerësuar se i kanë dobësuar raportet me personat me të cilët janë në karantinë. Sidoqoftë, 39.53% e pjesëmarrësve kanë pohuar se kjo periudhë ka ndikuar shumë në vlerësimin e personave që i konsiderojnë të afërm. Po ashtu, përderisa 30.51% e pjesëmarrësve kanë pohuar se ndihen më të lidhur/afërt me të tjerët krahasuar me periudhën para karantinës, 25.52% kanë pohuar se ndihen më të vetmuar.
Njëkohësisht, vlen të theksohet se kufizimet si rezultat i COVID-19, pra qëndrimi në karantinë, ka ndikuar që një pjesë dërrmuese e pjesëmarrësve të përmallohen (83.84%) për personat që i konsiderojnë të afërm e të cilët nuk po kanë mundësi t’i shohin si më parë, e kjo siç duket ka qenë më prezente te femrat sesa te meshkujt. Si rrjedhojë, për 41.47% të pjesëmarrësve, komunikimi me këta persona është shpeshtuar. Mirëpo, frekuenca e komunikimit ka mbetur e pandryshueshme për 39.88% të pjesëmarrësve dhe është rralluar për 18.65% të pjesëmarrësve.
Veç kësaj, sa i përket raportit të pjesëmarrësve me personat tjerë të afërm por me të cilët nuk janë në karantinë, 23.44% e pjesëmarrësve kanë pohuar se i kanë përmirësuar raportet për dallim prej 12.69% që i kanë dobësuar ato.
Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh se tani është periudha e karantinimit dhe qytetarët kanë më shumë kohë të lirë për ta kaluar në rrjete sociale dhe të krijojnë shoqëri të reja, 23.51% kanë pohuar se kanë krijuar shoqëri të reja prej se janë në karantinë e në këtë kategori më shumë kanë bërë pjesë meshkujt sesa femrat. Në anën tjetër rreth ¾ e pjesëmarrësve kanë mohuar një gjë të tillë.
Për më shumë klikoni KËTU
Mostra sipas gjinisë:
Meshkuj (49.17%)
Femra (50.83%)
Mostra sipas grupmoshave:
16-25 vjeç (54.23%)
26-35 vjeç (30.93%)
36-45 vjeç (9.15%)
45+ vjeç (5.69%)
Mostra sipas komunave:
Prishtinë (17.34%)
Prizren (8.32%)
Gjilan (6.73%)
Ferizaj (6.66%)
Mitrovicë (5.96%)
Podujevë (5.76%)
Gllogoc (5.34%)
Pejë (4.58%)
Vushtrri (4.44%)
Fushë Kosovë (4.02%)
Lipjan (3.81%)
Malishevë (3.54%)
Rahovec (3.40%)
Gjakovë (3.33%)
Suharekë (2.22%)
Viti (2.08%)
Skenderaj (1.87%)
Istog (1.60%)
Klinë (1.53%)
Shtime (1.46%)
Obiliq (1.32%)
Kamenicë (1.25%)
Kaçanik (1.04%)
Dragash (0.83%)
Deçan (0.83%)
Hani i Elezit (0.28%)
Junik (0.21%)
Zubin Potok (0.07%)
Shtërpcë (0.07%)
Kllokot (0.07%)
Novobërdë (0.07%)