Site icon Telegrafi

Pyper: 74.1% e të anketuarve shprehen optimist se Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës

Më 12 maj të këtij viti, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ky Këshill është organizatë e vendeve evropiane që kërkon të mbrojë demokracinë dhe të drejtat e njeriut dhe të promovojë unitetin evropian duke nxitur bashkëpunimin për çështje ligjore, kulturore dhe sociale. 

Një shumicë e qytetarëve të Kosovës e kanë mirëpritur këtë vendim të qeverisë për të aplikuar në Këshillin e Evropës. Këtë e dëshmon dhe hulumtimi i fundit nga Pyper ku 89.1% e qytetarëve të anketuar shprehen se ky ka qenë momenti i duhur për Kosovën për të aplikuar në Këshillin e Evropës dhe gjithashtu 74.1% e të anketuarve shprehen optimist se Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës.

Pos kësaj 56.04% e të anketuarve mendojnë se ndonjë nga shtetet e BE-së që nuk e njohin shtetin e Kosovës do ta mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Të pyetur se cili nga shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, besoni se do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Të anketuarit u përgjigjën si në vijim:

Greqia – 65.2%

Spanja – 36.0%

Sllovakia – 33.0%

Rumania – 29.3%

Qipro – 28.1%

Sondazhi në fjalë është realizuar përmes një mostre jo të rastësishme në të cilin kanë marrë pjesë rreth 1,020 persona anembanë Kosovës. 

Rezervoni dhe ju hulumtimin tuaj të ardhshëm

Exit mobile version