Një celulë terroriste e mbështetur nga CIA dhe Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut po planifikon të vrasë udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në një sulm “biokimik”, pretendon Pyongyang.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, celula ka “depërtuar” në Korenë e Veriut, por Ministria e Sigurisë Shtetërore do të “zbulojë dhe pa mëshirë do të shkatërrojë edhe të fundit terroristë të CIA-s së SHBA”, tha ministria, siç thuhet nga agjencia e lajmeve shtetërore KCNA.
Siç pretendohet më tej, Pyongyang identifikoi një nga njerëzit e përfshirë në “komplotin e egër” si “Kim”, një punonjës i drurit i cili thuhet se u korruptua nga CIA duke punuar në Rusi në qershor të vitit 2014.
“Kim” ka thënë se kishte marrë mbi 20,000 dollarë nga agjentët e Koresë së Jugut në dy raste dhe thuhet se kishte planifikuar të sulmonte (me një helm të paspecifikuar) udhëheqjen e Koresë së Veriut gjatë një ngjarjeje publike në Phenian.
Gjithashtu, siç shtohet më tej, celula dyshohet se ka planifikuar të përdorë një helm të paspecifikuar. /Telegrafi/