Site icon Telegrafi

“Pylli i seksit” në Prishtinë (Foto/Video)

Në ditën kur po mbahet aksioni për pastrimin e ambientit në Kosovë, në kryeqytet është një pyll i vogël që është lënë tërësisht pas dore. Në këtë pjesë që në kushte normale do të duhej të shndërrohej në panoramë të kryeqytetit, aty hahet, pihet e bëhet seks.

Është ky pylli me pisha që gjendet ndërmjet parkut të Taukbahqes dhe varrezave të hebrenjve në Velani.

Kjo është një nga pjesët e Prishtinës, që qytetarët marrin frymë në ajër të pastër.

Por në fakt ambienti në këtë pyll është pothuajse i mbuluar nga mbeturinat. Faj për këtë sigurisht mbajnë edhe qytetarët që në vendet ku ulen për rekreacion, lënë bërllokun pas pa e futur madje as në qese.

Ndërkaq, shqetësuese është që pylli në vend se të shërbente për aktivitete rekreative, shërben si “shtrat” për çiftet e kryeqytetit.

Duhet pak lëvizje nëpër pyll, për të hasur në prezervativë të mbetur pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale nga çiftet.

Qytetarët nuk pranojnë të flasin nëse shohin çifte duke bërë seks në pyll, por thonë se organet e komunës do të duhej të trajtonin më tepër këtë natyrë.

“Unë posa hasa në një gjarpër që doli nga kjo pjesa lart. Mendoj se organet përgjegjëse do të duhej ta mirëmbanin më shumë këtë pyll pasi mund të paraqitet ndonjë rrezik, sidomos për fëmijët”, deklaron një i moshuar që shfrytëzon Taukbahqen pas sugjerimeve nga mjekët.

Një qytetare tjetër po ashtu është e shqetësuar për gjendjen e kanalizimit në park, ndërkaq për pyllin thotë se nuk ka parë të punohet në të ndonjë gjë nga institucionet. /lajmi.net/

Exit mobile version