Site icon Telegrafi

PYLLI I KUQ

Poezi nga: Janice D. Soderling
Përktheu: Fadil Bajraj

Ata janë armiku
dhe ne jemi betuar t’i urrejmë,
përdhunues grash, grabitës,
pushtues, derra të dehur.
Të lindur për këtë qëllim të paracaktuar:
të hapin një llogore të vetmuar në një vend të huaj
mes pemëve çuditërisht të vdekur.

Shikojini, ju vjen për të vjellë.
Ajo këmbë kohët e fundit në lopatë,
kohët e fundit në skejtbord,
një buzë që dridhej, e turbulluar kohët e fundit,

Diku një nënë po lutet
se zoti do ta ruajë djalin e saj.

Exit mobile version