Site icon Telegrafi

Pyjet e Maqedonisë do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim me një komunë italiane

Pyjet e Maqedonisë dhe komuna Forni di Sopra nga Italia, njëra nga komunat më të suksesshme në Evropë në sferën e energjisë së rinovuese dhe zvogëlimit të CO2, sot do të nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në sferën e biomasës së bimëve të qëndrueshme dhe menaxhimit territorial, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i delegacionit italian i përbërë nga kryetari Lino Anciuti dhe udhëheqësi i zyrës teknike Nazarenko Candoti, është të vendoset bashkëpunimi dhe të promovohet komuna si lokacion për trajnim lidhur me parametrat e projekteve të BE.

Aktivitetet e planifikuara për sot, përfshijnë takime me institucionet dhe operatorët turistik, si dhe ditën e hapur për prezantim të organizuar të Panairit të Shkupit./Telegrafi/

Exit mobile version