Telegrafi

Pyjet e Maqedonisë dhe Lidhja e zjarrëfikësve do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim

NP ‘Pyjet e Maqedonisë’-Shkup dhe Lidhja e zjarrëfikësve të Maqedonisë sot do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Memorandumin do ta nënshkruajnë drejtori i Pyjeve të Maqedonisë, Zharko Karaxhioski dhe kryetari i Lidhjes Nikolla Nikollov.

Siç kumtuan nga Pyjet e Maqedonisë, me nënshkrimin e protokollit për bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve do të zyrtarizohet bashkëpunimi i ndërsjellë në sferën e mbrojtjes së pyjeve nga zjarret. /Telegrafi/