Menaxhimi i pyjeve është vlerësuar si më efikas këto vitet e fundit, ani pse ende ka mjaftë sfida në ndalimin e prerjeve ilegale.
Por, përkundër kësaj çdo vit me qindra mijëra hektarë ripyllëzohen nga Agjencia e Pyjeve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Sipas të dhënave që ka prezantuar MBPZHR-ja vitin e kaluar janë ripyllëzuar 511 ha me 1.255,325 fidane.
“Mbështetur ne Planin Vjetor për Menaxhim me Pyje për vitin 2016, është planifikuar pyllëzimi i 315 ha ne disa nga Komunat e Kosovës, kryesisht me lloje te fidanëve halore. Numri i fidanëve qe planifikohet te mbillen është 787,500 copë apo 2500 copë fidane për 1ha”, është thënë nga një përgjigje e ministrisë.
Rreth 44 për qind e territorit të Kosovës është zonë me pyje. /Telegrafi/