Telegrafi

“Pyetni mikun tuaj Fabrizio Romanon” – përgjigja e Thomas Mullerin kur u pyet për përzgjedhësin e ri të Gjermanisë

Fitorja e Gjermanisë në miqësore kundër Francës me rezultat 2-1 ka rregulluar paksa humorin rreth gjermanëve. 

Drejtori aktual sportiv, Thomas Voller, është i përfshirë në kërkimin e një zgjidhjeje afatgjatë për të pasuar Hansi Flick.

Thomas Müller e komentoi në mënyrën e tij të zakonshme humoristike siç di ai punën e përzgjedhësit të ri me gazetarët.

“Ka të tjerë për të spekuluar. Ju keni mjaft ekspertë. Mund të bëni disa raunde diskutimesh nëpër kanalet televizive” ka thënë Muller i cili shënoi një gol ndaj Francës.

Ai nuk dëshiron të marrë pjesë vetë këto diskutimet e reja për përzgjedhës dhe e shesh si më mirë të presë dhe të shohë se çfarë do të ndodhë.

Lexo po ashtu Thomas Tuchel sqarohet pse po e lë në bankë Thomas Muller: Vendime të tilla ekzistojnë

Gazetari i Sky, Florian Plettenberg i tha Mullerit që nëse nuk e di një veteran si ti kush do ta dijë.

Por Muller nuk u ndal dhe vazhdoi shakanë duke thënë. “Nuk do të them asgjë. Pyetni shokun tuaj, Romanon ose dikë tjetër”.

Bëhet fjalë për gazetarin italian të transferimeve Fabrizio Romano, i cili vazhdon të mbetet lider në këtë drejtim. /Telegrafi/