E kuptojmë – menstruacionet janë të nevojshme për ciklin shëndetësor, por le të ballafaqohemi me fakte – jemi të sigurt se nuk ka ndonjë femër që i pëlqen kjo fazë e muajit
Lodhja, aknet, zemërimi dhe shumë gjëra tjera i përcjellin gratë gjatë kësaj periudhe.
Por, për disa gra simptomat janë më ndryshe, e për këtë sigurisht se ato drejtohen me pyetje në internet, transmeton Telegrafi.
Këtyre pyetjeve të shpeshta e të ndryshme, iu janë përgjigjur ekspertët:
Çka e shkakton dhimbjen gjatë periodave?
Dhimbjet e menstruacioneve janë si rezultat i luhatjes në hormone. Nivelet e hormoneve luhasin, prandaj ndikojnë në furnizimin me gjak, në nervat në pelvis, e gjithashtu në gjinj, dhe kësisoj shkaktohet edhe dhimbja.
A mund të jem shtatzënë dhe prapëseprapë të kem menstruacione?
Përgjigja e thjeshtë – po! Përderisa kjo mund të jetë e rrallë, nuk mund të themi se nuk ekziston ky fenomen.
A mund të jenë dhimbjet e periodave simptomë e shtatzënisë së hershme?
Po, shumë simptoma të periodave janë të njëjta me ato të shtatzënisë. Mund të keni dhimbje në stomak, mund të keni marramendje dhe dhimbje në gjoks – të gjitha këto simptoma janë të njëjta mes shtatzënisë edhe periodave.
Pra, nëse keni simptoma të tilla dhe s’keni gjakderdhje, ia vlen ta bëni një test të shtatzënisë për t’u siguruar. /Telegrafi/